Forcat izraelite rrënojnë shtëpinë e një familjeje palestineze në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite në Bregun Perëndimor gjatë natës së kaluar arrestuan 16 palestinezë dhe rrënuan shtëpinë e familjes palestineze Amayira në Hebron, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët gjatë natës së kaluar u ndaluan në disa zona të Bregut Perëndimor kryesisht në qytetet Hebron dhe Ramallah.

Në lagjën Dura të Hebronit u rrënua shtëpia e familjes palestineze Amayira. Arsyeja për prishjen e shtëpisë janë pretendimet se anëtari i familjes Muhammad Abdulmexhid Amayira muajin e kaluar me armë ka sulmuar izraelitët.

Familjet e personave të dyshuar se kanë kryer krime të caktuara shpesh dënohen me rrënimin e shtëpive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button