Dosja e Shefave XXIII: Shërbëtorët medial të Adem Grabovcit

Në pjesën e XXIII të serisë së shkrimeve për përgjime telefonike, Insajderi sjell tri biseda telefonike të Adem Grabovcit me dy gazetarë. Njëri është drejtues i një gazete, ndërsa tjetri autor i një emisioni në RTK.

Autori i emisionit “Pa Fund” në RTK, kujdesej që anëtarët tjerë të partive politike që do të debatonin me Adem Grabovcin, të ishin të përshtatshëm dhe të nivelit të tij.

Zejdush Kastrati, gazetar dhe autor emisioni në Radio Televizionin e Kosovës, është përgjuar duke sharë e fyer drejtuesit e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë komunikimit me Grabovcin, Kastrati tregon besnikëri ndaj tij dhe e këshillon Grabovcin se si të flas herëve tjera në debate.

Kastrati, thotë se ka biseduar edhe me drejtorin Mentor Shala, dhe me autorë tjerë të emisioneve në RTK për Grabovcin.

Në serinë e XXII-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell dy biseda telefonike të Kastratit të cilat kanë përmbajtje servile për Grabovcin dhe fyese e ofenduese për kundërshtarët politik të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Ndërkohë, një tjetër gazetar dhe redaktor me pozitë të lartë në një gazetë ditore është përgjuar duke folur me Grabovcin. Atij, i thotë se e kanë pasur në intervistë për 28 Nëntor dhe zotohet se edhe në numrin e gazetës së Viti të Ri, do ta intervistojnë sërish.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button