Aksident i rëndë në Shkup, ndërron jetë një djalosh 22 vjeçar

Një djalosh ka humbur jetën në një aksident të rëndë komunikacioni, mbrëmë rreth orës 23:15 minuta, në rrugën lokale Shkup – Vodno e Mesme, njofton Portalb.

Në aksident, ka marrë pjesë një motoçikletë “Suzuki 750”, me targa të Shkupit, drejtuar nga një qytetar nga Shkupi, i lindur në vitin 1994. Ai me motoçikletën e ka goditur mbrojtësen metalike të rrugës.

Pas ndeshjes, me veturë të ndihmës së shpejtë, djaloshi tanimë i ndjerë, është dërguar në Qendrën Urgjente të Klinikës “Nënë Tereza”, ku dhe ka vdekur, si pasojë e lëndimeve të rënda në trup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button