Bilall Kasami, takohet me kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në zyrat e partisë në Tetovë, e ka pritur kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci, Idris Sulejmanin.

“Në këtë takim është bashkëbiseduar për rrjedhat e procesit zgjedhor në Kroaci, ku me këtë rast Sulejmani ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje, e këtë mesazh sipas tij duhet ta përcjell kryetari Kasami edhe te aktivistët e BESËS. Me këtë rast, kryetari Kasami i ka bërë me dije Sulejmanit se e përcjell me vëmendje procesin zgjedhor në Kroaci, dhe çdo çështje që shkon në favor të diasporës shqiptare atje Lëvizja BESA do ta përkrahë fuqimisht”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button