Shilegov: Gruevski, Trajanovski dhe Çavkov do të japin përgjegjësi për “Qarkoren e Vdekjes”

“Nikolla Gruevski, Koce Trajanovski dhe Mitko Çavkov, do të japin përgjegjësi për gënjim, paaftësi dhe sjellje dëm ndaj qytetarëve të prekur nga vërshimet e 6 gushtit. Do të përgjigjen për atë se pse e kanë lëshuar në përdorim Qarkoren e rrezikshme, për atë se pse nuk i kanë paralajmëruar banorët në kohë për katastrofën, pse nuk i kanë pastruar kanalet dhe koritën, pse nuk e kanë ndaluar komunikacionin drejt zonës së rrezikuar”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në një konferencë për shtyp, njofton Portalb.

Sipas tij, si pasojë e neglizhimit të Nikolla Gruevskit, Shkupin e gjeti katastrofa.

“Në vitin 2009, Nikolla Gruevski bashkë me Mile Janakievskin “Mile mu kujtua”, prenë shiritat për ta lëshuar Qarkoren dhe nuk kanë siguruar mbrojtje nga vërshimet për rrethinën. Gruevski për shkak neglizhimit tënd ndodhi katastrofa në Shkup. Ke harxhuar para për “rrotën e budallallëkut” dhe për anije partiake, ndërkaq për mbrojtjen e jetëve të njerëzve nuk ke ndërmarrë asgjë. Për këtë do të japësh përgjegjësi”, tha Shilegov.

Hapja e Qarkores
Hapja e Qarkores

Nga ana tjetër, për kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, Shilegov thotë se Gruevski e ka prerë shiritin, ndërkaq ai e ka ditur se banorët janë në rrezik, transmeton Portalb.

“Koce ti mban përgjegjësi për viktimat nga vërshimet, për atë se banorëve ju ke bërë apel që të mos dalin nga shtëpitë dhe nga veturat e tyre! Koce do të japësh përgjegjësi për atë se pse nuk i kë paralajmëruar njerëzit të cilët kanë udhëtuar drejt qarkores dhe me atë i ke shtyrë në rrezik!”, thotë Shigov.

Edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, Shilegov, ka thënë se ka përgjegjësi për atë se nuk ka lejuar që të ketë policë komunikacioni në vendet kritike që gjatë asaj kohe t’i ndalojë vozitësit të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejt “Qarkores së vdekjes”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button