Një i vdekur e tjetri në gjendje të rëndë të Parku i Prishtinës

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sot te Parku i Qytetit në Prishtinë. Raportohet se Erion Agaj nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka vdekur në QKUK, bën të ditur Arta TV.

I plagosur është Arianit Gashi, i cili po kurohet në QKUK dhe është në gjendje të rëndë.

Vdekjen e njërit nga të plagosurit e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se kishin parë një person, i ri në moshë, derisa ka qëlluar me armë në drejtim të dy personave të tjerë, që po lëviznin me motoçikletë skuter. Personi që ka qëlluar me armë, dëshmitarët kanë thënë të jetë larguar nga vendi i ngjarjes me vrap. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. /Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button