Trupi ad-hok për mediat, pritet sot të mbajë takim për zgjedhjen e anëtarit të pestë

 

Anëtarët e trupit të përkohshëm ad- hok për ndjekjen e punës së mediave, nuk arritën marrëveshjen për emërimin e anëtarit të pestë ndërsa takimet do të vazhdojnë prej sot, njofton Portalb.

Katër anëtarët nuk arritën të merren vesh për anëtarin e pestë, që pritet të jetë shqiptar, edhe pse afati final ka skaduar mërkurën.

Slagjana Dimishkova dhe Cvetin Çilimanov, të propozuar nga VMRO DPMNE dhe Goran Tërpenovski dhe Lubokir Kostovski nga LSDM, u dakorduan që takim të ketë të hënën.

Trupi ad- hok patjetër duhet të formohet deri të martën, që për të mërkurën (31 gusht) liderët e katër partive në vend të mund të mbajnë takim liderësh ku pritet të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button