Protesta për ujë të pijshëm e banorëve të f.Bukoviq, reagon partia UNITETI dhe Lëvizja BESA

Partia UNITETI dhe Lëvizja BESA, kanë shprehur mbështetjen e tyre, për banorët e fshatit Bukoviq të Komunës së Sarajit, që dje protestuan për ujë të pijshëm.

“Partia UNITETI mbështetë kërkesën e banorëve të fshatit Bukoviq të komunës së Sarajit dhe kërkon nga organet kompetente lokale dhe republikane, që të zgjidhë problemin me furnizim me ujë për ketë fshat. Uji nuk është luks, por është një ndër kushtet e para për jetë”, thuhet në kumtesën e Partisë UNITETI.

“Siç kemi reaguar shumë herë, duke pohuar se partia shqiptare në pushtet për vite të tëra vetëm e ka rrjepur popullin shqiptar në Maqedoni dhe e ka lënë në mjerim, duke e shkatërruar tërësisht jetën e shqiptarëve, gjë që shfaqet në të gjitha komunat ku ajo udhëheq me pushtetin lokal, dje për këtë na bindi edhe fshati Bukoviq. Jo se fshatrat e tjera janë më mirë, madje për ujë vuan një qytet i tërë si Tetova, por protesta e djeshme e banorëve Bukoviqit ishte edhe një argument më shumë për këtë derexhe, sepse ata ashtu si e kanë lënë pa kanalizim Hasanbegun e Haraçinën, që u përmbytën dhe me plot viktima, njësoj e kanë lënë pa ujë edhe Dervenin e Shkupit.

Përndryshe, mungesa e ujit të pijshëm, ka nxjerrë në rrugë banorët e fshatit Bukoviq të cilët pasditen e djeshme në shenjë revolte kanë bllokuar udhëkryqin në hyrje të kësaj komune.

LEXO: Banorët e fshatit Bukoviq protestojnë për ujë të pijshëm

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button