“Qelia 3”, MPB: Janë arrestuar 5 persona në Turqi, që kanë dashur t’i bashkëngjiten ISIS-it

Pesë shtetas të Maqedonisë, nën dyshimin për anëtarësim në të ashtuquajturin “Shteti Islamik (ISIS)”, më 12 gusht janë arrestuar në një aksion nën emrin e koduar “Qelia 3”, të sinkronizuar mes policisë së Maqedonisë dhe të Turqisë, në Aksaraj të Turqisë, ku është bërë rekrutimi.

“Gjatë aksionit, dy nga të arrestuarit gjatë tentativës për të ikur kanë marrë lëndime të rënda. Pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën pranuese për të huaj në Stamboll”, informon Çavkov.

Të dyshuarit, janë kthyer në Maqedoni dhe kundër tyre është ngritur padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “marrje pjesë në formacione ushtarake dhe paraushtarake të huaja”.

Sipas informatave të MPB-së, personat në fjalë kanë qenë të inkurajuar dhe organizuar nga shtetas tjerë të Maqedonisë që qëndrojnë gjatë kohë në SIRI, ndërkaq të dyshuarit kanë shkuar në Turqi, me qëllim që t’u bashkohen grupeve të “ISIS-it” në Shiri.

“Dy shtetas nga Kumanova, në moshë njëri 21 dhe tjetri 24 vjet, kanë shkuar në Turqi muajin e kaluar me autobus, nëpërmjet pikës kufitare Tabanoc, që më pas nëpërmjet Nishit dhe Sofjes kanë arritur në Stamboll, ndërkaq tre personat e tjerë (njëri nga Kumanova dhe dy nga Shkupi, në moshë prej 18, 19 dhe 20 vjet), kanë shkuar në Turqi nga fundi i muajit të kaluar, gjithashtu me autobus, por nëpërmjet pikës kufitare, Bogorodica. Për dy persona prej tyre, prindërit i kanë paraqitur si të humbur në polici”, thonë nga MPB.

Nga ana e gjykatësin në procedurë parahetimore, pesë personave u është shqiptuar masë paraburgimi.

Çavkov, gjithashtu informoi se kundër 23 shtetasve të Maqedonisë është në procedurë padia penale, rreth 25 shtetas kanë humbur jetën, ndërkaq rreth 50 persona tjerë, ende janë në luftërat në Siri dhe Irak. Numrat nuk janë përfundimtar.

"Qelia 3"
Të akuzuarit e rastit “Qelia 3”

QELIA 2

Ministria e Punëve të Brendshme e ka kryer një hetim gjithëpërfshirës nën emrin e koduar “Qelia 2″, me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër S.R. (26), B.S. (32), B.G. (23), E.U. (36), F.I. (31) – të gjithë nga Shkupi, dhe M.M. (38) nga Tetova dhe S.I. (27) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në organizatë terroriste”, gjegjësisht ose ai që ka ndihmuar në çfarëdo lloj mënyrë sipas nenit 394-a paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 9 korrik të këtij viti.

"Qelia 2"
“Qelia 2”
MPB njoftoi se aksioni policor është realizuar në 6 shtëpi në Shkup dhe 1 në Tetovë.

“Inofrmacionet e MPB-së janë se këta persona kanë marrë pjesë në zonat luftarake në Siri dhe Irak dhe se pas mbarimit të angazhimit të tyre ata janë kthyer sërish në teritorrin e Maqedonisë. Të gjith të dyshirit janë shtetas të Maqedonisë në mosh prej 23 deri më 38 vjeç. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale për pjesëmarrje në “organizatat terorriste”, e dënuar sipas nenit 394 A të Kodit Penal”, tha Dejana Nedelkoviq, nga MPB, transmeton Portalb.

Pas bastisjeve në shtëpitë dhe hapësira tjera, me urdhër të prokurorit, shtatë personave nga të cilët gjashtë në Shkup dhe një Tetovë, janë gjetur dhe siguruar katër persona (B.G., F.I., E.U. dhe B.S.), ndërkaq tre personat tjerë nuk janë të kapshëm për autoritetet.

Gjithashtu, gjatë bastisjeve që janë kryer në mëngjesin e 09 korrikut, janë gjetur dhe janë marrë: pesë desktop kompjuterë, dy lap-top kompjuterë, 19 telefona celularë, nën sim-kartela, mbajtës për sim-kartelë, nëntë USB stik, 50 CD-ja, memori kartela, maska mbrojtëse, tre dokumente udhëtimi, bluzë me shkrimin arab “Shteti Islamik i përjetshëm”, dhe tjera dokumente të cilët do të jenë pjesë ekspertizës.

“Qelia 1″

25 mars të këtij viti, 5 nga 11 të akuzuarit e rastit “Qelia 1”, janë dënuar me nga 5 vjet burg, ndërkaq hoxha nga Çairi, Rexhep Memishi është dënuar me 7 vjet burg, për pjesëmarrje dhe organizim paraushtarak dhe rekrutim të shtetasve të Maqedonisë për të luftuar në Siri, në anën e “Shtetit Islamik”.

5 të dënuarit me nga 5 vjet burg janë: Fazli Sula, Muhamed Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmed Dardhishta dhe Resul Saiti. Sipas Gjykatës, këto 5 persona kanë marrë pjesë në logjistikë  dhe organizimin e ushtarëve për të luftuar në Siri.

18 maj të këtij viti, dënime me burg prej dy deri në 4,6 vite u shqiptoi Gjykata Penale edhe 5 të akuzuarve tjerë në rastin “Qelia1”. Sipas vendimit të Gjykatës, të gjithë janë fajtorë për veprën e njejtë penale, “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, fraksione paraushtarake ose parapolicore”, përcjellë Portalb.

"Qelia 1"
“Qelia 1”

I.F. mori dënim me burg prej 4,6 vite, A.A. 3,1 vit, E.R. katër vite, I.M. dhe S.S. nga dy vite burg.

Gjykata Themelore Shkupi 1, siç kumtoi, i shpalli fajtorë të gjithë pesë të akuzuarit siç edhe vetë ata, vullnetarisht, u prononcuan në sallën e gjykatës.

Përndryshe, aksioni “Qelia 1”, u realizua më 6 gusht të vitit të 2015. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button