Hoxhaj: Rusia po përdorë gjithçka që ta shtrijë ndikimin në Ballkan

Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, që po merr pjesë ne Forumin e Dubrovnikut që dy ditë me radhë, ka deklaruar se gjatë fjalimit të tij atje, ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Hoxhaj ka deklaruar përmes profilit të tij në Facebook, se bisedimet në mes të dyja vendeve, duhet të marrin fund dhe gjithçka duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Ai po ashtu ka thënë se ka folur për shtetin rus, që sipas tij, po bën të pamundurën për të shtrirë influencën e vet mbi shtetet e Ballkanit.

“Në fjalën time në Forumin e Dubrovnikut fola për tri sfidat historike që rajoni duhet ti tejkaloj dhe të ecë përpara në rrugën euro-atlantike. Njëra nga to është dialogu me Serbinë i cili duhet të përfundoj me njohje reciproke, në të kundërtën është i pakuptimtë. Në Forum, fola edhe për kërcënimet e reja në rritje që vijnë nga Rusia e cila po përdorë gjithçka për të zgjeruar ndikimin dhe agjendën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button