Aktivistë të VV-së e Policia përleshen te shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicë

Aksioni i radhës i Lëvizjes “Vetëvendosje” sot kishte për cak shtëpinë e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Mitrovicë, por ata nuk arritën të afroheshin, duke u përleshur kështu me policinë, raporton KTV.

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur me policinë gjatë një aksioni simbolik në Mitrovicë. Përleshja ka ndodhur kur aktivistët tentuan të vendosin një pankartë afër shtëpisë së kreut të Kuvendit, Kadri Veseli. Ndërkohë, një aktivist është arrestuar në përfundim të këtij aksioni, derisa një tjetër është lënduar, thonë në Vetëvendosje.

Dhjetëra aktivistë ia kishin mësyrë shtëpisë së prindërve të Veselit, për të vënë një pankartë me mbishkrimin “Perëndimi nuk falet, veriu nuk ndahet”, por policia nuk i ka lënë të afrohen.
Një aktivist është arrestuar, ndërsa një tjetër është lënduar, kanë thënë zyrtarë të Vetëvendosjes.

Fidan Ademi, aktivist i lëvizjes, tha se në këtë formë janë duke shprehur mllefin kundër kryetarit të Kuvendit, që nuk po bën asgjë për shuarjen e strukturave paralele dhe është i gatshëm të shesë edhe perëndimin e vendit.

Por, banorët e lagjes janë shprehur të mllefosur, duke thënë se kështu po i shqetësojnë e po i trishtojnë fëmijët e familjarët e tyre.

Përmes një komunikate, ka reaguar Lëvizja “Vetëvendosje”.

Aty thuhet se aktivistët e Vetëvendosjes po arrestohen, ndërsa Azem Syla po lirohet.

“Vendimi i djeshëm i gjykatës për lirimin e Azem Sylës është veprimi i radhës që tregon nivelin shqetësues të kapjes që u është bërë organeve të drejtësisë nga klani ‘Pronto’. Përderisa në vazhdimësi po publikohen përgjime që flasin për përfshirje në krim të organizuar e keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe nga shumë bashkëpartiakë të Azem Sylës, organet e drejtësisë kanë mbyllur sytë kundruall tyre dhe morën vendimin skandaloz për lirimin e këtij të fundit. Në anën tjetër, të njëjtat organe të drejtësisë kanë shqiptuar masa të arrestit shtëpiak ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm pse këta të fundit penguan klanin, thuhet ndër të tjera në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Zyra e prokurimit që po kritikohet se shkaktoi kaos me tenderin për “pastrimin e hapësirave të spitaleve”, pretendon se institucioni mund të dalë lehtë nga kjo situatë. Zyrtarë të prokurimit në SHSKUK, mohojnë të kenë bërë ndonjë lëshim në procedura, ndërsa thonë se marrëveshja kornizë u lejon që të bëjnë sërish zgjidhje pa u dëmtuar. Drejtoria pret që të mblidhet bordi për të marrë një vendim, ndërsa ky organ nuk pritet të mblidhet edhe për një kohë, pasi anëtarë të saj janë në pushime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button