Forum për siguri në Ohër

Forumi për siguri në temën “Vendimet nga Samiti i NATO-s në Varshavë – implikimet për Aleancën dhe për vendet nga Ballkani Perëndimor” fillon sot në Ohër, në organizim të Qendrës Marshal nga Republika e Maqedonisë.

Organizatori njoftoi se forumin e organizojnë tashmë katër vite me radhë, në partneritet me Qendrën Evropiane për Studime Sigurie, Xhorxh K. Marshal dhe me mbështetjen e Sektorit për diplomaci publike të NATO-s dhe Kolegjit të mbrojtjes së NATO-s nga Roma.

Në forumin e sivjetmë, krahas përfaqësuesve të asociacioneve të Xhorxh. K, Qendrës Marshal nga vendet e Ballkanit Perëndimori, do të marrin pjesë më shumë profesorë të shquar, analistë dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.

Në Forumin, i cili do të zgjasë deri më 30 gusht, do të flasin edhe profesor d-r Xhim Sheroka nga SHBA-ja, ish deputeti i Parlamentit Evropian Hans Svoboda dhe Gorazd Bartol, shef i misionit të NATO-s në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button