Spekulimi pa vlerë shtuar mbetet spekulim

republika

[Recension: Zaevi në panik përsëri i ftoi “shitësit e mjegullës”“ (foto + video)]

Madje edhe sikur e gjithë kjo të jetë e saktë, megjithatë mbetet spekulim i cili me asgjë nuk mund të konfirmohet, nëse e marrim vetëm tekstin që të na shërbejë për këtë. Spekulim është për shkak se nuk ka asnjë burim, asnjë varg logjik indirekt e as të drejtpërdrejtë të elementeve që shkojnë në favor të pohimit.

Nuk është e lehtë të bëhet kjo, mirëpo, nuk është as e arsyeshme të përgatitet një përmbajtje mediatike vetëm në bazë të spekulimeve dhe supozimeve. Informata e tillë spekuluese është atraktive dhe tërheq klikime, mirëpo prapa perdes së atraksionit nuk ka përmbajtje dhe argumente që e krijojnë vlerën e shtuar në gazetarinë profesionale.

08262016-Republika-PanikaLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi në panik përsëri i ftoi “shitësit e mjegullës”“ (foto + video)

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2016, 10:30

Data e recensionit: 26.08.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

INFORMATA TË SHKALLËS SË TRETË

Kjo e bën këtë përmbajtje mediatike jotërësore, për shkak se nuk është përpunuar deri në fund. Fakti i vetëm që është ofruar në këtë informatë është xhipi me regjistrim të Beogradit që është parkuar përpara selisë së partisë më të madhe opozitare. Kjo nuk mjafton. Kjo mund të jetë vetëm pikë fillestare për ta filluar kompletimin tërësor të të gjitha elementeve për një tregim gazetaresk, i cili tezën e tij e paralajmëron që në titull.

Prapa këtij fakti të vetëm ka vetëm informata sfondi, të shkallës së tretë që janë mbledhur në internet dhe të cilat janë kornizuar me paramendim në një storje që duhet ta paraqesë angazhimin e pretenduar të agjencisë për PR si mëkatin më të madh politik. Në luftën politike nuk ka asgjë kontestuese që të kërkohet mbështetje strategjike dhe PR parazgjedhore…

Kornizimi i storjes e bën atë politikisht të anshme, e për këtë dëshmojnë edhe titulli dhe toni i konstruksionve komentuese në tekst, të cilat kanë për qëllim ta potencojnë dhe ta ngjyrosin me kontrast mëkatin e pretenduar politik, dhe t’i diskreditojnë kundërshtarët politikë dhe liderët e tyre.

Kjo nuk mjafton për një produkt gazetaresk që ka argumente të mjaftueshme dhe që është hulumtuar me kujdes.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button