Apple me aplikacion si Snapchati

Gjiganti teknologjik Apple raportohet se do të hyjë në tregun e rrjeteve sociale duke ofruar rivalin e Snapchatit.

Sipas “Bloomberg”, Apple është duke krijuar shërbimin e ri të videove e që është shumë i ngjashëm me Snapchatin.

“Apple ka nisur zhvillimin e një aplikacioni për shpërndarjen e videove që i mundëson përdoruesve të incizojnë, të përdorin filtra të ndryshëm e të vizatojnë në materiale”, thuhet në raportim.

Megjithatë, ky nuk do të jetë një aplikacion i mbyllur. Thuhet se përdoruesit do të mund të shpërndajnë kreacionet duke përdorur edhe rrjete sociale.

Kjo do të shërbejë vetëm për përdoruesit e sistemit iOS dhe jo atij Android, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button