Foka ngjitet në varkë për t’u shpëtuar balenave vrasëse (Video)

Një fokë ka arritur t’i shpëtojë sulmit të disa balenave vrasëse, teksa u ngjit e tmerruar në varkën e disa turistëve.

Ngjarja ndodhi në brigjet e ishullit Vankuver në Kanada ku u filmua me kamerë nga Kirk Fraser dhe u bë sensacion në internet, transmeton oranews raportimet.

“Ne i pamë 4 ose 5 balena vrasëse të cilat donin ta hanin fokën. Fatmirësisht për fokën, orkat u larguan pas gjysmë ore. Foka u largua pastaj, u kthye në ujë”, u shpreh njëri prej turistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button