Shpërthim në Belgjikë, 1 i vdekur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në një palestër sportive në qytetin Chimay, në jug të Belgjikës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga raportimet e agjencisë belge të lajmeve Belga, mësohet se në një palestër sportive në orët e mesnatës ka ndodhur një shpërthim për arsye ende të paqarta.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën të paktën një person dhe janë plagosur dy tët tjerë.

Ndër të tjera bëhet e ditur se një pjesë e palestrës është shembur dhe se ka persona që kanë mbetur nën rrënoja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button