Çizme gome, lopata dhe kamera!

[Recension: FOTO: Тrajanovski ditë e natë në terren u ndihmon të dëmtuarve në vërshime]

Теkst-reklamë, i cili pa pikë turpi është plasuar si informatë e rëndësishme për publikun, edhe pse në fakt bëhet fjalë për diçka që është e rëndësishme vetëm për marketingun partiak, e jo edhe për publikun.

“Gjithçka mund të jetë lajm, mirëpo jo gjithçka është e rëndësishme për ta pasur vlerën e lajmit. Gazetaria është prcoes në të cilin raportues përdor verifikimin dhe tregimin që ngjarje ta ketë rëndësinë e lajmit”, American press institute.

 1111Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Тrajanovski ditë e natë në terren u ndihmon të dëmtuarve në vërshime

 Data dhe koha e publikimit: 14.08.2016,  12:16

 Data e recensionit: 16.08.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

TEKST REKLAMUES

Nuk ndalet spiralja e teksteve nga qendra partiake e komunikimeve, e cila me gjasë punon në tre ndërrime që publikut t’i tregjë se pushteti punon dhe mendon për të dëmtuarit në vërshimet në rrethinën e Shkupit, e me këtë rast të mos përmendet as “p” nga përgjegjësia për humbjet e shkaktuara, edhe njerëzore edhe materiale. Si në shirit fabrike prodhohen artikujt për përpjekjet “mbinjerëzore” edhe të shefit partiak, edhe të ministrave, dhe gjithsesi, të kryetarit të Shkupit. “Bombardimi” i lexuesve për aktivitetet e përditshme të politikanëve nga radhët e partisë në pushtet është me “karakter-tepisoni”, në mënyrë të detajuar dhe të vazhdueshme. Doza është përforcuar – Gruevski për mëngjes dhe për darkë, për drekë Todorovi dhe Spasovi, ndërsa për uzhinë Тrajanovski. Dhe kështu vijmë deri te seria e “artikujve të zhveshur” pa asnjë peshë informative, me përjashtim për tablon partiake, se si ditë e natë rrotullohen nëpër televizione dhe portale.

Edhe ky tekst është njëri prej tyre, nëse mund të quhet i tillë. Kemi foto-kolazh nga babai i qytetit në çizme deri në gjunjë se si ndihmon në vendet e vërshuara, të cilit vetëm i është “ngjitur” një titull, dhe besoni, as më shumë e as më pak, vetëm dy fjali:

“Kryetari Shkupit Koce Trajanovski vazhdimisht është në terren ku u ndihmon banorëve të ballafaqohen me pasojat e stuhisë. Trajanovski sot në mëngjes ishte në terren në rrugën “Spiro Cërne” dhe “Tomas Mincer” në lagjen Çento”.

E çka se ka qenë? A mbulohet me punën e tij, besoj se ka qenë i sinqertë, e jo i kurdisur, dështimi i shërbimeve të qytetit? A thua paraqitja e tij e shkurtë, herë në një vend, e herë në një vend tjetër, para “kamerave”, të cilat “rastësisht” janë gjetur në vendin e ngjarjes, me të vërtetë ka bërë ndryshim për banorët, me të vërtetë ua ka lehtësuar hallin? Vështirë. Ka më shumë gjasa që fitim më të madh të ketë imazhi i kryetarit të komunës, se sa njerëzit e pafat. Në fakt, nëse dëshiron Trajanovski mund të ndihmojë pa pompë mediatike, ashtu siç e bëjnë këtë qindra vullnetarë. Mirëpo, atëherë nuk do të kishte stof për produktet e këtilla propaganduese, të cilat nuk udhëhiqen nga ajo se cila informatë me të vërtetë ka pesh dhe meriton të plasohet si lajm, por nga norma e përcaktuar për “realizim”, ku kriter kryesor është kuantiteti.

Prandaj, ngopja e përditshme e publikut me atë se ku është paraqitur kryetari i komunës më nuk është lajm, por strategji për marketing për përmirësimin e rejtingut, thua se bëhet fjalë për zgjedhje, e jo për tragjedi. Apo megjithatë, bëhet fjalë për zgjedhje?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button