Ina Rama, kandidate për në Gjykatën e Strasburgut

Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi janë tre kandidaturat e Shqipërisë për në Gjykatën e Strasburgut.

Një ditë para skadimit të afatit për të paraqitur kandidaturat pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, burime pranë qeverisë bënë të ditur për Ora News emrat e tre kandidatëve.

Tre kandidaturat mësohet se janë përzgjedhur nga një Komision i Posaçëm i përbërë nga Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani i ngritur me urdhër të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Mes tre kandidaturave do të jetë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që do të përzgjedhë me votim se cili do të jetë fituesi. Votimi do të bëhet në mbledhjen e Asamblesë në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button