Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Bolivisë është rrahur deri në vdekje nga protestuesit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Bolivisë, Rudolf Iljanas, është rrahur deri në vdekje nga minatorët të cilët protestojnë.

Ministri i Punëve të Brendshme Karlos Romero konfirmoi se Iljanesi 55 vjeçar është rrahur deri në vdekje pas përleshjeve mes policisë dhe minatorëve të cilët protestojnë në qytetin Panduno 165 km. në juglindje nga La Pas.

Fillimisht, Iljanes është rrëmbyer nga minatorët pasi ka tentuar t’i bindë të fillojnë negociata.

Tre minatorë u vranë në protestat disaditore kundër ligjit kontestues i cili u ndalon të punojnë për kompani të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button