Keri dhe Lavrov në Gjenevë do të bisedojnë për Sirinë dhe Ukrainën

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov sot në Gjenevë do të bisedojë me sekretarin amerikan të shtetit Xhon Keri për Sirinë dhe për Ukrainën.

Zëdhënësja e MPJ-së së Rusisë Marija Zaharova për gazetarë deklaroi se delegacioni i udhëhequr nga Lavrov, ka shkuar në Gjenevë dhe se me Kerin do të bisedojnë për zgjidhjen e krizës së Sirisë, si dhe për mundësitë për bashkëpunim në luftën kundër grupeve terroriste, që tani janë aktive në Siri.

Zaharova shtoi se do të bisedohet edhe për çështje të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë edhe krizën në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button