Turmë para pikave të pagesës dhe vendkalimeve kufitare

Në autostradën A1/E75 Tabanovc-Bogorodicë është rritur intensiteti i komunikacionit në drejtimin e veriut.

Në pikat e pagesës për taksë rrugore Stobi, Otovicë dhe Romanovc është prezent një numër i madh automjetesh, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.
Një numër më i madh i automjeteve janë prezentë edhe për dalje nga Maqedonia në vendkalimet kufitare “Tabanovc” dhe posaçërisht “Bogordicë”.
Në vendkalimet kufitare, njofton LAMM, nuk janë të mundura ndalesa deri në 20 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM përkujton se qarkorja Shkup është lëshuar për qarkullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të ketë kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button