“Cirku mediatiko – politik”, është i përditshëm përpara PSP-së së Laura Kovesi

“Prokuroria Speciale, bën cirke mediatike dhe politike”, kështu deklaroi të hënën, përfaqësuesja e VMRO – DPMNE-së, Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Silvana Boneva, pas daljes nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale. Boneva ka aluduar në ekipet e gazetarëve që e kanë pritur, ndërkaq sipas saj, kanë qenë të ftuara nga PSP për të bërë “cirk mediatiko – politik”, njofton Portalb.

“Ekipet televizive vazhdimisht janë përpara zyrës së Laura Kodruta – Kuvesi (shefe e Drejtorisë Nacionale për Antikorrupsion – DNA), të përgatitur që të raportojnë drejtpërdrejtë episodet për të cilat më së shumti flitet në Romani, gjegjësisht për biznesin e korruptuar në vend dhe elitën politike, për dramën më të tmerrshme në këto 25 vitet e fundit”. Kështu fillon teksti i “New York Times”, për Kovesi dhe për punën e saj, në nëntor të vitit 2014.

Në të njëjtën temë, “The Guardian” i Londrës, në nëntor ka shkruar, se hyrja në zyrën qendrore të DNA-së, në Bukuresht, është zakonisht i mbushur me ekipe televizive – gazetareske, të cilët presin që të shohin se cili është personi i radhës që do të paraqitet për të dhënë dëshmi.

“Kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme”, shkruan gazeta suedeze “Ekspresen”.

“Unë qëndroj këtu me vjet. Disa nga ne këtu janë gjatë gjithë kohës. Ndoshta do të duhet ta zhvendosim tërë televizionin këtu. Korrupsioni vazhdimisht është temë e lajmeve në Romani. Kush do të jetë i akuzuar dhe çfarë do të thotë në mbrojtjen e tij? Askush nuk e di se kur do të mbarojë kjo. Ndoshta do të zgjasë përgjithmonë”, thotë për “Eksperesen”, raportuesi i televizionit të Rumanisë “Pro TV”, Ovidiu Oanta.

Hapësirë e veçantë për gazetarët në DNA
Hapësirë e veçantë për gazetarët në DNA

Në hollin e ndërtesës së DNA-së, ka hapësirë të veçantë për gazetarët dhe kameramanët, nga ku mund të zënë kuadro nga të dyshuarit që hyjnë në hapësirat për hetim, transmeton Portalb.

Prokurorja romane, Laura Kodruta – Kovesi, vitin e kaluar ishte mysafire në Shkup, dhe mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Organizata Joqeveritare “Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar”. Ajo dhe Drejtoria për Antikorrupsion, me të cilin udhëheqë, kanë qenë të paraqitur si shembull konkret, për prokuroren Katica Janeva dhe Prokurorinë Speciale.

Përndryshe, Kovesi, me DNA-në, udhëheqë që nga viti 2006. Edhe ajo në Romani, ashtu si edhe Katica Janeva te ne, edhe atëherë edhe tani, përballet me sulme dhe deklarata nga personat që janë nën hetime, edhe atë të tipit, se po bën hetime të montuara politikisht, se metodat e saja janë “staliniste” dhe se puna e saj, nuk dallon nga ajo e “shërbimit sekret të kohës së Nikolla Çausheskit”.

DNA, për momentin ka rreth 120 prokurorë, të cilët punojnë në 6.000 raste. Deri më tani, në 90% të rasteve të procesuara gjyqësore, të akuzuarit janë dënuar me burg, ndërkaq në mesin e tyre janë edhe dhjetëra ministra, kryeministra, kryetar komunash dhe biznesmenë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button