Turqia dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Egjiptin

Kryeministri turk Binali Jilldirim theksoi se nevojitet normalizim i marrëdhënieve me Egjiptin, të cilat u përkeqësuan pasi armata e rrëzoi nga pushteti në vitin 2013 presidentin Mohamed Morsi.

“Ne kemi vlera të përbashkëta me popullin egjiptian – fenë, kulturën dhe rajon të përbashkët. Nevojitet t’i normalizojmë marrëdhëniet me Egjiptin edhe për ne edhe për ata sepse nuk mund të vazhdohet kështu”, deklaroi mbrëmë kryeministri turk.

Ai shtoi se tani “të gjithë do të kenë dobi nga normalizimi i marrëdhënieve”.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit u përkeqësuan pas rrëzimit të Morsit nga pushteti. Ankaraja e dënoi tentimin për grusht shtet dhe dhunën për marrjen e pushtetit nga ana e armatës në Kajro. Nga ana e vet, Egjipti e cilëson këtë si involvim të papranueshëm në marrëdhëniet e brendshme.

Në nëntor të vitit 2013  Egjipti e tërhoq ambasadorin e saj nga Ankaraja dhe e shpalli kolegun turk në Kajro për persona-non-grata. Që atëherë marrëdhëniet diplomatike janë në nivel të ushtruesit të detyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button