Rrëzohet gjatë testit avioni më i madh në botë

Avioni më i madh në botë testin e provës nuk e kaloi me sukses.

I ashtuquajturi “Airlander 10” u përplas gjatë fluturimit të tij të dytë provë, bën të ditur oranews.

Avioni mban edhe emrin “Flying Bum” për shkak të formës ndjellëse.

Ai u përplas në afërsi të aeroportit Cardington në zonën Bedgordshire në fund të fluturimit.

Ai u rrëzua duke bërë që kabina e pilotit të shembej, transmeton Koha.net

“Flying Bum” ka një gjatësi 92 metra dhe raportohet se është dëmtuar në të dy anët e saj.

Pronari i avionit, pas incidentit njoftoi në twitter se “ i gjithë ekuipazhi ishte i sigurt dhe askush nuk ishte plagosur”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button