MPJ e Shqipërisë: Pesë shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka konfirmuar se nga tërmeti në Itali kanë mbetur të plagosur pesë shqiptarë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, informohemi se kanë mbërritur në Romë me helikopter, në spitalin Gemelli, nëntë të plagosurit e parë nga tërmeti në Amatrice, ndër të cilët pesë janë shqiptarë. Të plagosurit i janë nënshtruar mjekimit të menjëhershëm dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPJ-së.

Për çdo informacion apo ndihmë për qytetarët shqiptarë Ambasada e Shqipërisë në Romë ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni.

MPJ thekson se do të vijojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e situatës.

Kujtojmë se si pasojë e tërmetit që tronditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore humbën jetën 38 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button