Turqi, zhytësi kap një peshk ton prej 130 kilogramësh

Zhytësi turk Ozan Onen, duke notuar në një thellësi prej 17-18 metrash, me fuzhnjë arriti ta kapte një peshk ton të gjatë dy metra dhe me peshë prej rreth 130 kilogramësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Onen u zhyten në ujërat pranë ishullit Bozcaade (Tenedos) në pjesën verilindore të Detit Egje. Pasi ai doli në gjah, me vete mori mjetin e peshkimit, fuzhnjën. Onen thekson se papritmas para tij pa një ton që ishte më i madhe se ai.

Pasi që Onen ishte gjahtar profesional me fuzhnjë dhe me këtë punë merret tashmë 15 vite ai e dinte saktësisht se ku duhet goditur peshkun për ti shkaktuar goditje vdekjeprurëse.

“Kur isha në thellësi prej 17-18 metrash kapa një ton me peshë rreth 130 kilogram. Edhe më parë kam patur kapje të ngjajshme. Kam përvojë në këtë fushë, por kapja njëkohësisht është shumë ekscituese. Falë përvojës isha i qetë dhe goditja ime ishte e mirë. Fuzhnja goditi në vendin e duhur dhe rezistenca e peshkut u zvogëlua menjëherë. Shkrepa edhe një fuzhnjë që të jem më i sigurt dhe pastaj e tërhoqëm peshkun nga deti”, thekson zhytësi turk.

Ai shtoi se është i mendimit se kjo është gjahu më i madh në Turqi në mjedis natyror, pa pajisje ndihmëse.

Onen kishte një kamera nënujore bashkangjitur me fuzhnjën, kështu që ai filmoi momentin e kapjes. Më pas peshkun e preu dhe ua shpërndau familjes dhe miqve.

Peshku ton është nga familja Scombridae dhe një notues i shkëlqyer që mund të rritet deri në katër metra. Jeton në të gjitha detrat përveç në Arktik. Mund të notojë me shpejtësi deri në 70 kilometra në orë ndërsa ushqehet me peshq të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button