Organizata e Bashkëpunimit Islamik dënon sulmin terrorist në Gaziantep

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) ka dënuar sulmin terrorist në qytetin Gaziantep në juglindje të Turqisë në të cilin humbën jetën 54 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i OIC-së, Emin Medeni, sulmi në fjalë përshkruhet si krim qyqarë që është në kundërshtim me frymën dhe mësimet islame.

Në deklaratë përsëritet qëndrimi për luftën kundër terrorizmit. Më tej theksohet se do të bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbështesin Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Familjeve të viktimave dhe popullit turk iu kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndërsa për të plagosurit urojnë shërim të shpejtë.

Në sulmin terrorist të kryer më 20 gusht gjatë një ceremonie martesore në rrethin Şahinbey u vranë 54 persona, ndërsa rreth 100 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button