Koreja Veriore vendos mina tokësore në kufirin me Korenë e Jugut

Koreja Veriore vendosi mina tokësore në zonën e demilitarizuar mes vendit dhe Koresë së Jugut, njoftoi sot agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Jonhap. Koreja Veriore i vendosi minat në afërsi të zonës së demilitarizuar në fshatin Panmunxhom, që është nën kontrollin e dy vendeve dhe armatës amerikane.

Dje filluan stërvitjet dyjavore, ku marrin pjesë 50.000 ushtarë të Koresë së Jugut dhe 25.000 ushtarë amerikanë. Në të njëjtën kohë, armata e Kores së Veriut dha kumtesë me të cilën kërcënohet me sulme preventime bërthamore dhe se do ta shëndërojë Seulin dhe Uashingtonin në “hi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button