Debat rreth vërshimeve dhe menaxhimit me vërshimet, dikush duhet të merr përgjegjësi

Komisioni amë kuvendor për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave në seancën e sotme mori vetndim unanim që të mbahet debat mbikqyrës në temën “Zbatimi i rregullave ligjore dhe nënligjore në fushën e sistemeve hidromelioperative dhe të punëve hidrometeorologjike” ku do të diskutohet për pasojat nga vërshimet e 6 gushtit.

Data e debatit, siç informoi kryetari i Komisionit Pançe Orcev nga LSDM­ja, do të përcaktohet ditëve ë vijim. Ai në emër të propozuesit ­ grupi i deputetëve të LSDM­së, sqaroi se qëllimi i kërkesës për debat mbikqyrës është të debatohet rreth lëshimeve dhe përgjegjësive gjatë menaxhimit me vërshimet që përfshinë rajonin e Shkupit dhe të Tetovës më 6 gusht të këtij viti.

Qëllimi i debatit mbikqyrës, theksoi, është të shihen dhe të locohen lëshimet që institucionet dhe organet kanë bërë gjatë, siç tha, ndërmarrjes së masave joadekuate ose gjatë mosndërmarrjes së aktiviteteve të detyrueshme që kanë shkaktuar keqësimin e pasojave.

Në pajtim me Rregulloren, debati mbikqyrës mbahet më së voni 10 ditë pas miratimit të vendimit për mbajtjen e tij. Komisioni paraprakisht e shqyrtoi edhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoriat shtetëror për bujqësi, në lexim të parë dhe njëzëri dhe pa debat konkludoi që të jepet për procedurë të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button