Maqeodni, vetura e ambulancës përplaset me kamionin, ndërron jetë bebja

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën magjistrale Shtip-Radovish, në afërsi të fshatit Llakavicë. Sipas policisë, një automjet “Fiat Doblo”, pronë e Spitalit të përgjithshëm në Strumicë e drejtuar nga 58 vjeçari L.Ç., në të cilën kanë qenë edhe V.T. (30), S.S. (53 dhe një bebe e sapolindur nga 39 vjeçarja E.U është përplasur me një kamion “MAN” me targa të Radovishit, e drejtuar nga 27 vjeçari M.T. nga Kavadari, transmeton Alsat M.

Në këtë aksident lëndime më të rënda ka marrë bebja e sapolindur. Edhe pse me veturë të emergjencës është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, në ora një pas mesnate ka ndërruar jetë. Në këtë aksident lëndime ka marrë edhe bashkudhëtarja S.S.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button