KSHZ do ta shqyrtojë Raportin për votuesit e paraqitur në regjistrimet kontestuese

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot në seancë duhet që të shqyrtojë dhe miratojë Raportin për zbatimin e procedurës për paraqitjen e qytetarëve regjistrimet e të cilëve në Listën zgjedhore pas verifikimeve të bëra të kryqëzuara dhe në terren janë kontestues, respektivisht ka mospërputhje të të dhënave.

Afati për paraqitjen e votuesve kontestues në zyrat e KSHZ ­së edhe përmes ueb aplikacionit në faqen e interentit të Komisionit, përfundoi të premten. Paraqitja ka filluar më 26 qershor, ndërsa si kontestuese, ishtin publikuar emrat e 39.502 votuesve.

Deri në skadimin e afatiti, në Komsionin Shtetëror Zgjedhor janë parashtruar 8.922 denoncime. Prej tyre, 3.620 janë paraqitur në sektoret rajonale dhe në zyrtat dhe në zyrat plotësuese të KSHZ­së, derisa 5.302 për tu paraqitur se kanë përdorur ueb aplikacionin.

KSHZ ka në dispozicion 10 ditë nga përfundimi i afatit që të bëjë kontrolle shtesë apo personalisht të kontaktojë me votuesit kontestues. Ata të cilët nuk janë paraqitur në afatin e parashikuar nuk do të regjistrohen në Listën zgjedhore, por do të kenë mundësi që ta bëjnë atë gjatë verifikimit publik të listës para zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button