Schweinsteiger sfidë Mourinhos, qëndron te United

Bastian Schweinsteiger sfidon Jose Mourinhon, vendos të qëndrojë të Manchester United, edhe pse trajneri anglez e ka kakonsideruar një lojtar të padobishëm duke e përfshirë në listën e elementëve që duhet të largohen. Mirëpo mesfushori gjerman nuk ka ndërmend të privohet nga një kontratë prej 10 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2018, kështu që ka kërkuar të qëndrojë në Old Trafford për të luftuar për një vend titullari. 32-vjecari kohët e fundit është stërvitur me skuadrën e të rinjve te Manchester United, pa krijuar polemika, por fotot e publikuara në rrjetet sociale ku shfaqet në tribunat e Old Trafford duke ndjekur skuadrën e tij janë një sinjal i qartë se ka vendosur të mos dorëzohet para presionit të Mourinhos, transmeton Supersport.

Trajneri portugez edhe në të kaluarën ka dalë fitimtar ndaj emrave të mëdhenj që kanë patur një status shumë të rëndësishëm në klubet e tyre si Raul apo Kasillas, por Bastian nuk frikësohet nga sfida.

Ditët e fundit është folur për interesimin e emrave të rëndësishëm në futbollin europian, por mesfushori gjerman nuk dëshiron të transferohet as te PSG, as Juventusi e as te Milano dhe as te Shtuttagarti.

12 muaj më parë Scweinsteiger u largua më shumë bujë nga Bayerni, madje tifozët bavarezë bënë fajtor Pep Guardiolën për transferimin e tij në Premier League, ndërsa sot mesfushori gjerman gjendet në një situatë aspak komode. Ai nuk është një lojtar që shkakton probeme, por as nuk dorëzohet lehtë, ndaj Mourinho dhe drejtuesit e United duhet t’i bëjnë mirrë llogaritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button