LSDM kërkon përgjegjësi dhe Dëgjim Publik për vërshimet e 6 gushtit në Shkup

Deputetët e LSDM-së, sot kanë dërguar kërkesë për Dëgjim Publik, deri te Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim Me ujërat, në lidhje me ndryshimet ligjore dhe aktet nënligjore në fushën e mbrojtjes nga vërshimet dhe punët hidrometeorologjike, njofton Portalb.

“17 ditë pas vërshimeve të 6 gushtit, asnjë nga institucionet nuk mori përgjegjësi për pasojat e tmerrshme. Asnjë organ, as një funksionar, asnjë politikat i pushtetit nuk  i lajmëroi qytetarët për arsyet për e kësaj dukurie të vërshimeve dhe  pse nuk u parandaluan dëmet e mëdha dhe prona e banorëve. Por, qytetarët shumë mirë e dinë se institucionet janë përgjegjësit për tmerrit nga përmbytjet. E din se përgjegjësitë janë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Bujqësisë, Transportit dhe Lidhjeve, Punëve të Brendshme, Ambientit Jetësor, por edhe të Shërbimit Mediatik Publik”, tha deputeti i LSDM-së dhe kryetari i Komisionit të Parlamentit për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim me Ujërat, nga radhët e LSDM-së, Pançe Orcev.

Ai akuzoi se institucionet e lartpërmendura kanë punuar kundër ligjeve në fushën hidrometeorologjike dhe në atë për mbrojtje nga vërshimet, dhe për këtë shkak në zonat e vërshuara është shkaktuar një kaos i vërtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button