LSDM: Ndihma emergjente të jetë 90 mijë denarë

LSDM kërkon që ndihma emergjente për banorët e lagjeve të përmbytura të jetë 90 mijë denarë, apo 1500 euro.

Nga LSDM thonë se shuma e dëmshpërblimit prej 30 mijë denarëve që e jep pushteti, i kontrolluar nga Gruevski, nuk është e mjaftueshme. LSDM kërkon që menjëherë të ndërpriten projektet joprofitabile të Qeverisë dhe paratë të ridestinohen për familjet që kanë humbur gjithçka në përmbytjet.

“Ndihma urgjente prej 30 mijë denarësh që Qeveria, e kontrolluar nga Nikolla Gruevski, planifikon të ndajë, nuk është e mjaftueshme. Bashkëqytetarët tanë që kanë mbetur pa asgjë, kanë nevojë urgjente për më shumë të holla. Kërkojmë që dëmshpërblimi urgjent për amvisëri të rritet në 90 mijë denarë. Që të sigurohen këto të holla, kërkojmë që urgjentisht të ndërpritet projekti i ndërtimit të Rrotës Panoramike, që ka një çmim prej mbi 18 milionë eurove, Kulla në Vodno prej 12 milionë eurove dhe fasadat e barokut për të cilat vetëm këtë vit Qyteti i Shkupit do të harxhojë  5,7 milionë euro”. – deklaroi nënkryetari i LSDM-së, Damjan Maçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button