Shilegov: Gruevski fshihet për korrupsionin e paparë mediatik Todorov-Talevska

Për marrëveshje skandaloze të biznesit si ajo mes ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe redaktores së TV Sitel, Ivona Talevska që nxori në sipërfaqe korrupsion të paparë mediatik, në shtete normale demokratike bien qeveri, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Ato i bëjnë thirrje kryeministrit Gruevski të prononcohet për rastin, ndërsa nga ministri Todorov ti prezantoj të gjitha dokumentet e marrëveshjes. 

 “Nikolla Todorov të mos arsyetohet, por urgjentisht t’i bëjë publike dokumentet e tenderit, të gjitha ofertat, garancitë bankare dhe kontratën e nënshkruar për marrëveshjen skandaloze të biznesit”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Ministri Todorov arsyetohet se rasti ka qenë i ligjshëm, por joetik. Todorov pohon se në firmën që e ka fituar tenderin, ndryshimi i pronësisë është bërë pas gjysmë viti. 

 “Ndryshimi është bërë pas 5 ose 6 muajve pasi është nënshkruar marrëveshja, kjo është ajo për të cilën fola edhe dje, por nuk është etike që ndryshimi të bëhet 6 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes. Në asnjë kontratë ne nuk i ndjekim marrëdhëniet kreditore-debitore mes subjekteve private, ne nuk kemi kompetenca të tilla. Asnjë institucion nuk ka ato kompetenca të ndjekë çka ndodhë pas nënshkrimit të marrëveshjes me firmën, përveç nëse bëhet fjalë për likuidim ose falimentim”, u shpreh Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button