Todorov: Në rajonet e përmbytura nuk ka sëmundje infektive

Nuk ka sëmundje infektive në rajonet e përmbytura në Shkup, bën të ditur ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Sipas tij, numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore nga ky rajon vazhdimisht ulet.

“Në Klinikën për sëmundje infektive nuk ka persona me sëmundje infektive nga këto rajone. Kemi kontroll të plotë të situatës dhe për fat nuk kemi epidemi, edhe pse ishin të gjitha parakushtet për të pasur. Atë që ekspertët më sugjeronin ishte më se e mundshme që të kishte epidemi në këtë rajon, prandaj bëmë dezinfektim dhe dezinfektim masiv dhe të shpejtë, ndërsa tani po bëjmë edhe deratizim në rajonin më të gjerë”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, transmeton TVM2.
Todorov tha se deri tani janë dezinfektuar rreth 30 milionë metra katrorë dhe rreth 4500 shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button