Veles, hidhet bombë në një pishinë

Një person i panjohur ka gjuajtur mjet shpërthyer e cila ka shkaktuar detonim të fuqishëm në një pishinë në Veles, të premten (19.08). në ora 1:20 minuta, njoftojnë nga policia, njofton Portalb.

“Pronari i pishinës, A.M., përderisa ka ndenjur me shoqërinë në vendngjarje, ka ardhur personi me iniciale I.V. nga Velesi i cili e ka kërcënuar duke i thënë se ka dy bomba dhe se do t’i hedhë në pishinë. Pasi që, I.V. ka qenë i paralajmëruar nga paraqitësi që të ndalojë me kërcënime dhe të largohet, megjithatë ai përsëri është kërcënuar. Po ndërmerren masat për pastrimin e plotë të rastit”, njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje, dhe janë gjetur pjesë të mjetit shpërthyes të cilët do të inspektohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button