Ministri Kuçi u takua me ambasadorin e ri hungarez Duks

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi sot u takua me ambasadorin e ri të Republikës së Hungarisë në Maqedoni, Laslo Ishtvan Duks.

“Gjatë takimit, ministri Kuçi uroi Duks për emërimin ambasador në vendin tonë, duke vënë në dukje se Maqedonia dhe Hungaria kanë bashkëpunim intensiv ekonomik, sidomos pas nënshkrimit marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, që konfirmohet me mbajtjen e tri mbledhje të Komisionit të Përbashkët, bazuar në të njëjtën marrëveshje. Gjatë takimit ambasadori Duks informoi ministrin Kuçi se një kompani e madhe shtetërore hungareze ka shprehur interesim për ndërtimin e linjës së transmetimit Manastir-Elbasan, si dhe për ndërtimin e Parkut të Parajsës në Shkup. Ambasadori Duks njoftoi edhe lëshimin e një linje fluturimi të drejtpërdrejtë Budapest-Shkup-Budapest nga kompania me buxhet të ulët Wizz Air. Maqedonia dhe Hungaria deri tani ka mbajtur tri takime të komisioneve të përbashkëta, ndërsa kanë zhvilluar edhe një forum biznesi, në përputhje me Memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar nga  agjencitë e investimeve të të dy vendeve. Përveç kësaj, dy vendet kanë nënshkruar edhe tre memorandume të reja për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit dhe menaxhimit të ujërave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button