Gjendet një person i vdekur në rrugën Demir Kapi -­ Negotinë

­ Një person i vdekur është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Demir Kapi ­- Negotinë, kumtoi Anita Stojkovska, zëdhënëse e MPB-­së Veles.

“Mëngjesin e sotëm, në ora 5:40 në Stacionin policor Negotinë është denoncuar se në aksin rrugor Demir Kapi – Negotinë, në afërsi të vendit të quajtur “Przhdevski spomenik” është gjetur një person i pajetë. Momentalisht kryhet ekspertizë në vendngjarje”, informoi Stojkovska.

Ajo theksoi se tash për tash nuk mund të jepen më shumë hollësi për rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button