Izraeli ka goditur disa rajone në kufi me Gazën

Njoftohet se ushtria izraelite ka goditur disa pozicione që gjenden në rajonet e kufirit me Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agecny (AA).

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay, thuhet se “Forcat ajrore kanë goditur disa pozicione të Hamasit në veri të Rripit të Gazës”. Duke u theksuar se disa pika janë bombarduar me tanke, në deklaratë pretendohet se në këtë mënyrë është dhënë përgjigje për sulmin me raketë të kryer në orët e drekës nga Gaza ndaj qytetit Siderot të Izraelit.

Nga ana tjetër, dëshmitarët okularë në Gaza thanë se nga ana e avionëve luftarak të Izraelit është goditur zona e trajnimit të krahut të armatosur të Hamasit, Brigadat Izzeddin el-Kassam në qarkun Beyt Lahya dhe se ushtria izraelite ka hedhur 3 predha në lindje të qarkut Beyt Hanun.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eşref el-Kudra, në një deklaratë për AA, bëri të ditur se në sulmet e Izraelit është plagosur një palestinez.

Në deklaratën të bërë nga ushtria izraelite në orët e drekës ishte paralajmëruar se një raketë e hedhur nga Gaza në qytetin Siderot të Izraelit ka rënë në një hapësirë të hapur dhe se nuk ka të vdekur apo të plagosur në këtë ngjarje.

Ndërsa për sulmin me raketë të cilin Izraeli e tregon si arsyetim, ende asnjë grup palestinez nga Rripi i Gazës nuk e ka marrë përsipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button