Shqipëri, gomonia me 8 persona pëson defekt në det të hapur

Një gomone me 8 persona në bord, që kishin vizituar Karaburunin, ka pësuar defekt në det të hapur, rreth 3 milje në jug të Kepit të Gjuhëzës.

Gomonia ka pësuar defekt në motor, duke u bllokuar në mes te detit, por një anije e Forcës Detare ka ndërhyrë në kohë, duke shmangur një tragjedi.

Mësohet se tetë personat që ndodheshin në gomone janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Opinion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button