Si të hiqni rrathët e zinj nën sy

Aplikimi i kësaj maske prej majdanozi poshtë syve, do të iu ndihmojnë të luftoni krijimin e rrathëve të zinj.

Krejt çka ju duhet është një dorë majdanoz, një enë e vogël, lugë druri, një lugë gjelle ujë të nxehtë ose kos me dy topa pambuku.

Kur t’i keni siguruar këta përbërës, grijeni majdanozin, vendoseni në enë dhe pastaj, shtyp gjethet me lugën e drurit që të nxjerrin lëngun. Më pas, hidh ujë të nxehtë mbi majdanoz duke e përzierë, mund dhe ta zëvendësosh me kos ujin, nëse do një maskë më të plotë.

Fut pambukët në lëng pasi ai të ftohet. Pastaj vendosi poshtë syve, shtrihu me shpinë dhe lëri për 10 minuta.

Këtë duhet ta përsërisni dy herë në javë, ose edhe më shpesh.

Majdanozi është shumë i pasur me vitaminë C dhe K, të dy elementë që i japin ndriçim lëkurës dhe e shfryjnë, transmeton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button