Nga muaji prill deri në qershor janë transportuar më shumë udhëtarë se sa në tre muajt e parë

Në gjysmën  e dytë të vitit janë transportuar më shumë udhëtarë në krahasim me tre muajt e parë të vitit, por më pak në krahasim me gjysmën e dytë të vitit.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban është zvogëluar për 4,1 për qind në krahasim me atë periudhë të vitit 2015. Në transportin ndër urban është zvogëluar për 1,3 për qind, në transportin ndërqytetar për 2,4 për qind, derisa në transportin ndërkombëtar zvogëlimi arrin 8,8 për qind, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016, numri i udhëtarëve të bartur në transportin qytetar është rritur për 5,1 për qind, në transportin ndërurban për 12,5 për qind, në transportin ndërqytetar për 7,5 për qind, përderisa në transportin ndërkombëtar rritja arrin 17,2%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2016, në krahasim me atë periudhë të vitit të kaluar, numri i kilometrave udhëtuese në transportin e qytetit është zvogëluar për 3,5 për qind, në transportin ndërurban për 12,9 për qind derisa në transportin ndërqytetar zvogëlimi arrin 6,5 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar 33,8 për qind.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2016, numri i kilometrave udhëtues në transportin e qytetit është zvogëluar për 9,1 për qind, në transportin ndërurban për 2,7 për qind, derisa në transportin ndërqytetar rritja arrin 8,8 për qind, ndërsa në transportin ndërkombëtar 2,9 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button