Lajm i humbur në rajon

[Recension: VIDEO: Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi nëna e viktimës së tij]

Tekstit që i nënshtrohet këtij recensioni i mungojnë përcaktime gjeografike dhe burime, gjegjësisht informata për atë ku ka ndodhur ngjarja dhe prej ku janë marrë informatat.

ВИДЕО Сите го видоа апсењето на педофилот Драган кој го измами мајка на негова жртва Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi nëna e viktimës së tij

Data dhe koha e publikimit: 13.08.2016

Data e recensionit: 18.08.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

MUNGON PËRCAKTIMI GJEOGRAFIK DHE BURIMET

Ky lajm është vënë në kategorinë rajoni, edhe pse duke e lexuar titullin dhe artikullin, nuk mund të fitohet përshtypje e tillë.

Titulli: “Të gjithë e panë arrestimin e pedofilit Dragan, të cilin e mashtroi nëna e viktimës së tij”, nuk precizon asgjë, as prej ku është pedofili, e as, ku i ka mashtruar viktimat e tij.

Duke e lexuar tekstin më poshtë, poashtu, nuk mund të fitohet një informatë e tillë. Tek në fund të artikullit, ku është publikuar videoja nga arrestimi i tij, në bazë të logjikës së asaj që shihet, mund të kuptohet se bëhet fjalë për lajm nga Serbia.

Titulli qëllimisht është formuluar në atë mënyrë që të tërheqë më tepër vëmendje dhe më shumë klikime, gjegjësisht nuk është precizuar se bëhet fjalë për lajm nga fqinjësia, kështu që lexuesit shumë lehtë mund të mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë pedofil nga Maqedonia dhe shpejtojnë ta hapin lajm, se mos rastësisht është nga qyteti ose mëhalla e tij.

Lajmi, poashtu, nuk ofron informata konkrete, e as që janë shënuar burimet dhe linket prej ku është marrë, që e vë në pikëpyetje vërtetësinë e saj.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button