Në vend të foto-lajmit, vullgaritete, ofendime dhe diskreditime

Publikimi që e recensojmë është artikull që nuk ka pothuajse asgjë të përbashkët me gazetarinë, me rregullat dhe me standardet etike. Gjuha që përdoret është jashtëzakonisht vullgare, nuk ka informatë, ndërsa përmbajtja përbëhet nga ofendimet dhe diskreditimet, para së gjithash për liderin e partisë në pushtet dhe për “pronarin” e televizionit Kanal 5.

dokazLinku deri te artikulli origjinal: Vrapon zemra pas Gruevskit si gazelë, ah Emil i pesëshesh, ku i gjen këta pasues dhe pasuese të vlefshme, nënën ta q…sha 

Data dhe koha e publikimit: 14.08.2016

Data e recensionit: 17.08.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

Titulli që i është vënë shkrimit që i nënshtrohet këtij recensioni është tepër i gjatë dhe në të ka koment dhe sharje, mirëpo jo edhe informatë që do të korrespondojë me përmbajtjen e publikimit.

Sipas formës së saj, ky artikull do të duhej të paraqiste foto-lajm , mirëpo në vend të kësaj, fotografitë janë përdorur që të ofendohet kryetari i VVMRO-DPMNE-së dhe gazetarët e televizionit “Kanal 5”. Në këtë publikim nuk ka informata për vërshimet, e as, që është theksuar se ku është bërë fotografia dhe kush është autori i saj.

Kjo është gazetari hulumtuese si prezervativ që ec i regjimit, bredhin me ditë të tëra që ta inçizojnë liderin për atë se sa është i brengosur për viktimat dhe vërshimet, e në fakt as që i dhemb koka e tij si katror e regjimit. Atij ia ndin për provizionet e rrotullames dhe për barokun prej miliona eurosh.

Në tekst gabimisht është përdorur edhe termi gazetari hulumtuese. Në këtë rast, siç mund të vërehet bëhet fjalë për raportim nga terreni, e jo se është punuar në ndonjë storje ekskluzive gazetareske. Termi është përdorur që të nënçmohet puna e gazetarëve të televizionit. Në disa fjalitë që i ka teksti ka edhe koment, i cili nuk është mbështetur në asnjë mënyrë, që është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve.

Kuazi informata është publikuar në kategorinë “Jeta”, mirëpo pa marrë parasysh, standardet e caktuara sa i përket gjuhës që përdoret në lajme duhet të respektohen. Përdorimi i zhargoneve në raste të caktuara është i lejuar, me qëllim që sa më mirë të transmetohet ndonjë deklaratë e caktuar ose të prezantohet atmosfera, veçanërisht kur bëhet fjalë për informatë me karakter zbavitës, mirëpo shprehjet vullgare dhe sharjet në asnjë mënyrë nuk lejohen.

Në artikull mund të konstatohet se janë shkelur disa nene të Kodit të gazetarëve, nga të cilat këtu i veçojmë vetëm disa që janë më të qarta:

Neni 8
Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajshmërisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të jepen sugjerime në lidhje me aktgjykimin.
Neni 15
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.
Neni 16
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button