Maqedoni – Kosovë, lëvdata pa fund – punët askund

Lëvdata për bashkëpunim të mirë ekonomik mes Maqedonisë dhe Kosovës. Këtë e prezantuan ministri i ekonomisë Driton Kuçi dhe kolegia e tij e Tregtisë dhe Industrisë nga Kosova Hikmete Bajrami. Por numrat e flasin të kundërtën e asaj që thanë Kuçi dhe Bajrami, njofton Alsat M.

Nga viti 2010 vëllimi i shkëmbimit tregtar mes dy vendeve është vazhdimisht në rënie. Në vitin 2010 nëse janë tregtuar mallra në vlerë prej 460 milion dollarë, vitin e ardhshëm deri 588 milion, vitin e kaluar vëllimi ka qenë vetëm 212 milion dollarë. Ministri Kuçi nuk shpjegoi cilët janë shkaqet për këtë rënie.

“Për shkak të dinamikës së problemeve të fundit, nuk do të hyjë në detaje për përgjigjen e pyetjeve tuaja. Dua të besoj se këto pyetje janë drejt përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Kosovës”, u shpreh Driton Kuçi, ministër i ekonomisë.

Çështjen tentoi ta shpëtojë kryetari i Odës Ekonomike së Kosovës i cili shpjegoi se rënia drastike ka të bëjë me atë se Kosova tanimë nuk importon derivate nga Maqedonia. Ndërsa Kuçi u lëvdua se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, tregtia shënon rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Lidhur me pyetjen se nëse rënia e madhe në këmbimin tregtarë ka të bëjë me atë që vite me radhë nuk po ndërtohet autostrada Shkup- Bllacë, Kuçi shprehet optimist.

Ndryshe, autostrada Shkup – Bllacë është e gjatë 12 kilometra. Nëse një kilometër autostradë kushton 10 milion euro, që është varianti më i shtrenjtë, nevojiten 120 milion euro. BDI në pushtet është tetë vite pas çka gjithsej në këtë periudhë në dispozicion kanë pasur 24 miliard euro në buxhet.

Nëse në nivel vjetor do të ndaheshin prej këtyre mjeteve nga 15 milion euro, autostrada do të ndërtohej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button