Disa persona nuk u janë përgjigjur ftesës së Katica Janevës

Edhe pse Prokuroria Speciale Publike paralajmëroi se do ta intensifikojë punën ditëve në vijim, disa persona që janë thirrur për bisedë informative në PSP nuk do të paraqiten, transmeton Portalb.

Siç informojnë nga PSP, disa nga të ftuarit që nuk u janë përgjigjur ftesës, nuk do të paraqiten në terminet e përcaktuara.

“Për këtë arsye, do të dërgohen ftesa të reja me çka do të caktohen termine tjera”, thonë nga PSP.

Ftesat nga disa prej të ftuarit në PSP për të dëshmuar në lidhje me lëndët e hapura nga PSP janë kthyer, kjo për arsye se personat nuk janë gjetur në adresën ku është dërguar ftesa për shkak pushimeve vjetore ose shkaqe tjera./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button