Mjalti derdhej nëpër mure, gjenden 100 mijë bletë në një spital në Cardiff

Spitali Rockwood në Cardiff, Uells, është bërë “shtëpia” e mbi 100.000 bletëve, të cilat në mure kanë ruajtur rezervat e mjaltit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjaltin, siç pretendohet, në mure e kanë vërejtur punonjësit mjekësore dhe menjëherë kanë kontaktuar bletërritësin Tree Bee.

Bëhet e ditur se bletët në spitale janë “strehuar” prej pesë vitesh në mure nën çatinë e ndërtesës. Temperaturat e larta kanë bërë që mjalti të shkrihet nëpër mure.

Bletarët kanë transferuar pothuajse 70.000 bletë nga muret. Pritet që këtë javë të transferohet edhe kolonia tjetër e bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button