Është miratuar Projekt-metodologjia për vëzhgimin e prezantimit medial të zgjedhjeve
![Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/02/Agjencia-p--r-Sh--rbime-Mediatike-Audio-dhe-Audiovizuele.jpg?fit=640%2C391&ssl=1)
Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele, në seancën e djeshme e miratoi Projekt-metodologjinë për vëzhgimin e prezantimit medial përmes serviseve programore radio dhe televizive për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në vitin 2016.
Me qëllim që të sigurohet transparencë në procesin e miratimit të dokumentit në versionin përfundimtar, si dhe t’u jepet mundësi të gjitha subjekteve relevante të kyçen në debatin publik dhe përmes debatit të hapur të japin kontributin e tyre, Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele njoftoi se më 23 gusht në orën 12 do të organizojë takim në të cilin do ta prezantojë Projekt-metodologjinë.
“Agjencia dërgoi thirrje deri te të gjitha radiodifuzerët, partitë politike, shoqatat e gazetarëve të marrin pjesëmarrje aktive në këtë takim dhe të t’i shfaqin propozime e tyre, mendimet dhe qëndrimet, lidhur me tekstin e Projekt-metodologjisë”, qëndron në kumtesën nga Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele.