Është miratuar Projekt-metodologjia për vëzhgimin e prezantimit medial të zgjedhjeve

Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele, në seancën e djeshme e miratoi Projekt-metodologjinë për vëzhgimin e prezantimit medial përmes serviseve programore radio dhe televizive për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në vitin 2016.

Me qëllim që të sigurohet transparencë në procesin e miratimit të dokumentit në versionin përfundimtar, si dhe t’u jepet mundësi të gjitha subjekteve relevante të kyçen në debatin publik dhe përmes debatit të hapur të japin kontributin e tyre, Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele  njoftoi se më 23 gusht në orën 12 do të organizojë  takim në të cilin do ta prezantojë Projekt-metodologjinë.

“Agjencia dërgoi thirrje deri te të gjitha radiodifuzerët, partitë politike, shoqatat e gazetarëve të marrin pjesëmarrje aktive në këtë takim dhe të t’i shfaqin propozime e tyre, mendimet dhe qëndrimet, lidhur me tekstin e Projekt-metodologjisë”, qëndron në kumtesën nga Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button